Skip to main content Skip to search

Rreth Nesh

E-Konto SH.P.K

Fidan Morina

CEO
E-Konto SH.P.K

Hivzi Rexhepi

Accounting
E-Konto SH.P.K

Blerta Morina

Administration

COMPANY HISTORY

Shërbime Kontabiliteti
Auditimit dhe Konsulencë financiare.

E – KONTO SH.P.K. është një zyrë kontabiliteti e cila ka një përvoj të gjatë në fushën e kontabilitetit, edhe pse është e regjistruar në vitin 2017 si kompani pranë Agjencia e Regjistrimin të Bizneseve në Kosovë, stafi i kompanis ka një pervoj të përfituar më herët nga puna e bërë si kontabilist i pavaruar pranë disa kompanive vendore dhe Rajonale.

E – KONTO SH.P.K. ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të librave Kontabël, shërbimeve të konsulencës financiare, Auditimin dhe Rishikimin e Pasqyrave Financiare,. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një lëmi të caktuar, E – KONTO SH.P.K. mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme për secilin klient veç e veç.

Pse E – KONTO ?
Ne e pranojmë se zgjidhja e konsulentit financiar është një vendim shumë individual dhe që ofron mundësinë e sigurimit të përfitimeve dhe qetësisë tuaj në të ardhmen. Me kapacitetin e stafit tonë ne synojmë që të përmbushim pjesën më të madhe të nevojave të klientëve tanë për kontabilitet, konsulencë financiare dhe manaxheriale.

Zgjedhja e Konsulentit “të përshtatshëm” do të ketë në të ardhmen një ndikim të rëndësishëm mbi ju dhe aktivitetin tuaj. Ne ju mirëpresim të kuptoni dhe përqafoni qasjen tonë. Në E- KONTO, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, na tregojnë që ata janë të kënaqur të punojmë së bashku me ne, sepse:

Qasja ndryshe
Ne synojmë që të ofrojmë shërbime sa më të specializuara si edhe me vlerë të shtuar për klientët tanë. Qëllimi primar është jo thjesht ofrimi i shërbimeve rutinë të një Zyre kontabiliteti por ngritja e një strukture që do të mundësojë mbështetjen e klientëve tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme.

Edukimi
Ne kemi edukimin dhe certifikimin e nevojshëm për të mbuluar shërbimet e zyrës së kontabilitetit që ofrojmë. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë që zotërojnë tituj të ndryshëm profesionalë dhe certifikime të ndryshme.

Eksperienca
Ne kemi eksperiencë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse në fushat në të cilat ne ofrojmë shërbime tona. Ekipi ynë dhe bashkëpunëtorët tanë kanë mbajtur pozicione të ndryshme dhe të rëndësishme në administrimin dhe vendimmarrjen e biznesit ku ata kanë punuar. Profili i bashkëpunëtorëve të kompanise tonë të kontabilitetit përfshin: Ekonomistë, Drejtues të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, Auditor të Licensuar, etj.

Fleksibël
Kompania jonë ofron shërbime të personalizuara dhe ne kemi kapacitetin që të përshtatemi me ndryshimet në kërkesat e klientit. Ne synojmë që të krijojmë marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët tanë. Kjo realizohet duke ofruar shërbime sa më profesionale, të personalizuara, fitimprurëse dhe duke u mbështetur zhvillimeve më të fundit teknologjike.